Perfeksioni çokollatës artizanale
Nga ishujt Karaibe deri në zemër të Toskanës
Pralina të përzgjedhura
E rafinuar. E pastër. Made in Italy
Secila pralinë është përpunuar me përbërës natyral të cilësisë së lartë dhe receta tradicionale për një eksperiencë të rafinuar
Çokollata artizanale "Body & Soul"
Crema spalmabile La Golosa 200g
Krem pistaccio. Një krem që prezantohet vetë me emrin e tij. Me shije të plotë dhe teksturë të pasur, është aq i mirë sa bëhet i parezistueshëm dhe arrin të mposhtë edhe shijet më të kërkuara.
Pickup currently not available
Çokollatat Vestri lindin nga kakao e përzgjedhur dhe përpunim artizanal. Korrje me dorë, fermentim natyral dhe tharje në diell për shije autentike.
Pyetjet më të shpeshta
Si mund të blej online?
Ju mund të blini direkt në website me pagesë online përmes PayPal ose me Cash on Delivery (pagesë në dorëzim). Gjithashtu, mund të na shkruani në Instagram ose Facebook për të bërë porosi direkt përmes rrjeteve sociale.
Sa kohë merr dërgimi i porosisë?
- Brenda unazës së Tiranës: dorëzimi realizohet brenda ditës.
- Jashtë unazës së Tiranës: zakonisht brenda 24 orëve.
- Në qytete të tjera të Shqipërisë: dorëzimi kryhet brenda 24–48 orëve.
Ne kujdesemi që produktet të paketohen në mënyrë të sigurt për të ruajtur cilësinë gjatë transportit.
A përmbajnë produktet alergjenë?
Disa produkte mund të përmbajnë qumësht, lajthi, pistacchio, bajame ose sojë.
Ju rekomandojmë të kontrolloni listën e përbërësve në faqen e secilit produkt për informacion të detajuar mbi alergjenët.
Si duhet ruajtur çokollata?
Çokollata duhet të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë, në temperaturë 16–24°C, larg rrezeve direkte të diellit dhe burimeve të nxehtësisë. Nuk rekomandohet ruajtja në frigorifer, përveç rasteve kur temperatura e ambientit është shumë e lartë.
A mund të bëj porosi për evente ose biznese?
Po. Realizojmë porosi për evente private, dasma, festa, dhurata corporate dhe bashkëpunime biznesi. Mund të ofrojmë kombinime të personalizuara sipas buxhetit, sasisë dhe preferencave tuaja. Ju lutemi na kontaktoni për ofertë të detajuar.
A ofroni kuti dhuratash me pralina?
Po. Pralinat tona ofrohen në kuti elegante metalike ose kartoni premium, të përshtatshme për dhurata personale apo profesionale. Kombinimet përfshijnë pralina me çokollatë fondente, me qumësht, pistacchio, lajthi dhe shije të veçanta, të përzgjedhura me kujdes për një eksperiencë të plotë.
Çokollata Artizanale
Punuar me dorë në sasi të vogla.
Shije autentike
Receta tradicionale dhe kakao e përzgjedhur.
Përbërës natyral
Pa aroma artificiale apo konservues.